Molliqaj: Kurti duke thënë që s'e bën Asociacionin, sërish po e rrezikon Kosovën
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po konsideron se kryeministri Albin Kurti e ka rrezikuar vendin me deklaratat e tij se nuk do të formojë Asociacionin, pasi sipas tij, kjo do të ndodhë.
Molliqaj në Tëvë1, citohet të ketë thënë se Kosova është dashur të ketë platform të zgjidhjes së problemit mes dy vendeve, dhe se duhet të jetë konsultuar me partnerët ndërkombëtarë se “ku i dërgon kompromisi.
“Kosova është dashur të ketë platformë të zgjidhjes së problemit politik mes Kosovës dhe Serbisë. Pa u marrë vesh me Serbisë, është e kotë të merresh vesh me serbët në Kosovë. Kosova është dashur t’i thotë Bashkësisë Ndërkombëtare, ne jemi për kompromis, ne do të bëjmë kompromis, por ne duam të flasim për ku na dërgon ky kompromis. A na dërgon në ndarje, a na dërgon në bashkim, a në autonomi. Synimi i Kosovës është të ndahet përfundimisht nga Serbia.” – tha ai.
Veç kësaj, Molliqaj ka shtuar se kryeministri Kurti duke deklaruar se s’e bën Asociacionin, sërish e vë në rrezik vendin.
“Prandaj, rreziku është edhe sot. Kurti duke thënë që nuk e bën Asociacionin, është duke e rrezikuar përsëri Kosovën, sepse do ta bëjë, e s’do të marrë asgjë.” – u shpreh ai.