Molliqaj: Edhe paqe edhe Asociacion s'ka - Kurti e paska zgjedhur të dytën
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk ka edhe paqe mes dy popujve e edhe themelim të Asociacionit.
Tutje, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai potencoi se kryeministri i vendit tonë është përcaktuar për të dytën.
"Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet", shkroi ndër të tjerash i pari i socialdemokratëve kosovarë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion.
Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë.
Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet.