Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare - NACIONALE

Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizatat e veteranëve të luftës, shoqatat e invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe të burgosurve politikë, si dhe shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas njoftimit se më 17 korrik do të merret një vendim lidhur me mocionin e paraqitur nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagimin e këtyre organizatave, theksohet se ky moment është një sfidë për drejtësinë dhe për të vërtetën, duke i bërë thirrje trupit gjykues të mos mbyllë sytë dhe të jetë i drejtë në vendimin që do të marrë.

“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri.

Populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që respekton sakrificën për liri, dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre.

16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Lajme të ngjashme