Mjekët thonë se forcat iraniane po i qëllojnë protestueset në fytyrë dhe organe gjenitale - NACIONALE

Mjekët thonë se forcat iraniane po i qëllojnë protestueset në fytyrë dhe organe gjenitale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat iraniane të sigurisë po i vënë në shënjestër gratë në protestat kundër regjimit përmes të shtënave në fytyrat, gjokset e organet gjenitale të tyre, sipas intervistave me mjekë në pjesë të ndryshme të vendit.

Mjekët dhe infermierët – që po i trajtojnë protestuesit fshehurazi për ta shmangur arrestimin – thanë se e vërejtën për herë të parë këtë dukuri, kur panë se gratë po shkonin për trajtim me plagë të ndryshme nga plagët e burrave, të cilët kryesisht kishin copëza plumbash në këmbë, në të ndenjura dhe në shpinë, raporton gazeta “The Guardian”.

Gazeta ka folur me dhjetë profesionistë mjekësorë, të cilët e kanë shpjeguar seriozitetin e lëndimeve që mund të lënë qindra iranianë të rinj me dëme të përhershme. Ata thanë se të shtënat në sytë e grave, burrave dhe fëmijëve janë veçanërisht të zakonshme.

Një mjek nga provinca Isfahan tha se ai beson që autoritetet po i vënë në shënjestër burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme, “sepse ata duan që ta shkatërrojnë bukurinë e këtyre grave”.

Disa profesionistë të tjerë shëndetësorë i akuzuan forcat e sigurisë, përfshirë grupin e frikshëm militant pro regjimit, Basij, për shpërfilljen e praktikave të kontrollit të kryengritjeve, si të shtënat këmbëve për ta shmangur dëmtimin e organeve jetike.

Lajme të ngjashme