Mishetiq rrëzon sërish pretendimet e Prokurorisë: ZPS nuk ka prova kundër Thaçit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka përsëritur qëndrimin se ZPS-ja nuk ka asnjë provë për klientin e tij.
Gjatë seancës së sotme, ku pritet të flasin edhe ish-krerët e UÇK-së, ai ka thënë se ZPS-ja deri me tani nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik që tregon se klienti i tij është fajtor.
“Nuk ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, ka thënë Misheqit.