Mirena tallet me fotot e Kurtit nga aeroporti: Pasi ua gërditi qytetarëve vendin, po ua tregon exit-in
Analisti Ilir Mirena është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ishte në aeroport për të përcjell qytetarët e parë që udhëtonin pa viza drejt zonës shengen.
Ai ka vlerësuar se pasi ua ka gërditur qytetarëve vendin, kryeministri po ua tregon exit’in.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se Kurti ishte fajtor për shtyrjen e liberalizimit të vizave.
“Foto shume domethenese. Pasi ua gerrditi qytetarve vendin e vet, tash ka shku me i percjelle, me ua tregu exit’in, daljen, arratisjen nga ketu. Po te ishte nje grime i ndergjegjeshem ky ne aeroport u desht me ju kerku falje qytetarve te Kosoves per krejt çka i ka ba ketij vendi per 15 vjet. Mes tjerash edhe per vonimin e liberalizimit te vizave shkaku i pallavrave te tij helmuese, siç ishte edhe demarkimi i kufirit me Malin e Zi…Çka t’duhet armiku kur e ke nje k’si kryeministri?…”, ka shkrua Mirena.