Mirena: Sveçla që i ka deklaruar diku rreth 2 milionë euro pasuri, po na thotë se Kosova është varfër
Analisti, Ilir Mirena ka komentuar deklaratën e kreut të MPJ-së, Xhelal Sveçla për protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës të cilët janë të pakënaqur me propozimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Mirena ka thënë se ministri Brendshëm që ka deklaruar rreth 2 milionë euro pasuri po thotë se Kosova ëshë vend i varfër.
“Paramendoni, Xhelal Sveqla, njeriu qe i ka deklaruar diku rreth 2 milione Euro pasuri, po na thote qe Republika e Kosoves eshte vend i varfer!…
Rrenca. Jeni turthuru ne rrenat e juaja. Ama, sa t’ka budalle qe ju besojne, veç grahni…e FIT-it”, ka shkruar Mirena.
