Mirena, Kurtit dhe Konjufcës për Ivanoviqin: A me mbajtë gjallë kujtimin për një kriminel a për një hero
Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që të “koncentrohen” në deklarimet e tyre për politikanin serb, Oliver Ivanoviqin.
Mirena ka postuar deklarimet e Kurtit dhe Konjufcës të bërë të enjtën në Kuvendi e Kosovës.
Ai ka thënë se tash është problem të dihet se a duhet mbajtur kujtimi i gjallë për një hero apo për një kriminel.
Shkrimi i plotë i tij:
“Do te dëshiroja qe kujtimi per Oliver Ivanovicin te mbetet i gjalle.”
Albin Kurti
“Oliver Ivanovici eshte kriminel. Pa kurrfarë dyshimi.”
Glauk konjufca
A po koncentroheni e djem, se na keni lane as anej as knej. S'po dijm a me mbajt gjalle kujtimin per nje kriminel a per nje hero!...
