"Po po, kriminel": Konjufca detyrohet të thotë qëndrimin e tij për Ivanoviqin, por e mbron Kurtin - NACIONALE

"Po po, kriminel": Konjufca detyrohet të thotë qëndrimin e tij për Ivanoviqin, por e mbron Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-politikani serb Oliver Ivanoviq është kriminel.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, se cili është mendimi i tij për glorifikime që Kurti ia ka bërë Ivanoviqit, Konjufca ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar.

Mendimi ime dhe i kryeministrit për z. Ivanoviq është i njëjti. Ai që ka qenë gjithmonë. Asgjë nuk mund të ia ndryshoj biografinë që e ka pasur z. Ivanaviq. Përgjegjësia e tij dhe të gjitha ato dëme që i janë shkaktuar popullit tonë është evidente, për këtë është është dënuar ai. Ne kemi e kemi quajtur haptas me emrin e një njeri që bënë veprime të tilla. Ai është dënuar me kategorinë e kriminelit. Kështu që, ky ëshët mendimi i jonë. Po po, kriminel pa kurrfarë dyshimi”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, kryeministri Kurti me mesazhin e tij ka dashur të thotë se Ivanoviqin e ka vrarë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajme të ngjashme