"I sinqertë", "i hapur"... : Kurti ia dha saktë shtatë epitete përkëdhelëse Ivanoviqin, pëlqehet vetëm nga një qytetare serbe - NACIONALE

"I sinqertë", "i hapur"... : Kurti ia dha saktë shtatë epitete përkëdhelëse Ivanoviqin, pëlqehet vetëm nga një qytetare serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përkundër kritikave të shumta, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka fshirë videon e Albin Kurtit ku e lavdëron me fjalë të zgjedhura ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq. Çka mund të mësojmë prej saj?

Në fjalën e tij, Kurti i ka dhënë saktësisht shtatë epitete pozitive Ivanoviqit të dyshuar për krime lufte.

T’i numërojmë së pari, një nga një:

“1) person i përkushtuar; 2) person i hapur; 3) person i sinqertë; 4) person i mprehtë; 5) person i respektueshëm; 6) person që punoi për të ardhme të qëndrueshme; 7) person që punoi për Kosovë shumë-etnike.”

Mu për këto, Kurti siç tha “do të donte që kujtimi për Ivanoviqin të mbetej gjallë”.

“Qiky Oliver,” – thoshte Kurti derisa tregonte se ai ishte përgjegjës për vrasjen e 11 shqiptarëve në veri të Mitrovicës mes natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, si dhe për dëbimin e dhunshëm të 11 mijë qytetarëve tjerë shqiptarë nga veriu i Mitrovicës.

Por, “qiky Oliver” del ndryshe tash.

E megjithë kritikat e shumta ndaj Kurtit, videoja në fjalë nuk është fshirë. Ajo është parë nga 22 mijë njerëz, derisa ka marrë 343 pëlqime dhe 227 reagime të zemëruara deri tash (13:52, 18 janar).

343 pëlqyesve, vetëm një qytetare mban emër serb (Ana Marijanoviq) megjithëse video-adresimi i Kurtit ishte në gjuhën serbe.

Kjo gjë mund të na tregojë se për shumë simpatizantë të kryeministrit Kurti mbështetja është krejtësisht e pakushtëzuar.

Lajme të ngjashme