Mirena: Ligji i ri i pagave, recetë e sigurt për shkatërrimin e sektorit publik dhe zbrazjen e vendit
Kanë filluar edhe reagimet pas zyrtarizimit të vlerës së koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik. Vlera prej 105 eurove është zyrtarizuar sot nga Qeveria e Kosovës.
E përcaktimi i kësaj vlerë ka nxitur reagime të shumta në vend.
Mjekët, policët, mësimdhënësit e punëtorë të tjerë të sektorit publik, janë shprehur të pakënaqur me vlerën e koeficientit.
Përveç tyre edhe analistët e politikës ka reaguar.
Analisti Ilir Mirena ka thënë se Ligji i ri i Pagave është recetë për shkatërrimin e sektorit publik dhe zbrazjes së vendit.
“Ligji i ri i pagave recete e sigurt per shkaterrimin e sektorit publik dhe zbrazjen e vendit...” – ka shkruar Mirena në Facebook.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti ka thënë se “kjo është rritja më e madhe e pagave”.
