Abdixhiku i përgjigjet mbështetësit të VV-së: Vlera e koeficientit është dashur të jetë 125 euro - NACIONALE

Abdixhiku i përgjigjet mbështetësit të VV-së: Vlera e koeficientit është dashur të jetë 125 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Avdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që për vlerë të koeficientit të pagave ka caktuar vlerën 105 euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka marrë shumë reagime.

Një mbështetës i VV-së ka kërkuar nga i pari i LDK-së që të tregon se sa është dashur të jetë vlera e koeficientit.

Duke iu përgjigjur mbështetësit të VV-së, Drin Zeqiri, Abdixhiku ka treguar se koeficienti është dashur ta këtë vlerën 125 euro.

Sipas tij, kjo do t`i kushtonte buxhetit 130 milion euro më shumë.

“Te faleminderit per komentin. Përgjigjen e ke pikërisht në tekst. Propozimi ynë, tash e sa kohë është për një koeficient në vlerë prej 125; aq sa të reflektohet inflacioni rekord. Kjo shumë do të kërkonte rreth 130 milion euro më shumë, pak a shumë sa secila pako pa efekt e kësaj Qeverie. Por meqë teksti nuk na bënka punë, sapo na dha një ide për ilustrim, të cilin do ta shpalosim shpejtë. Shëndet e punë të mbarë”, ka shkruar Abdixhiku në komentin e tij.

Lajme të ngjashme