Mirena: Kurti po do që opozita ta rrezojë
Analisti Ilir Mirena ka komentuar iniciativën e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti me anë të mocionit të mosbesimit.
Ai ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti pikërisht këtë gjë po e dëshiron.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se opozita nuk duhet të futet në kurrfarë makinacionesh për rrëzimin e Qeverise Kurti.
“Opozita nuk do duhej te futet ne kurrfare makinacionesh per rrezimin e Qeverise Kurti. Jo, pa garancione nga bashkesia nderkombetare qe nuk do t’perseritet situata si ne rrezimin e Qeverise Kurti I, jo qe me pas te shohim ndonje grua ambasadori t’i rraplloje tenxheret neper ballkone bashke me Fitore Pacollin. Krejt çka po do Kurti eshte qe dikush ta rrezoje, e pastaj me ky u rikthy prap me populizma per veshte e budallve, dhe vendit me i vazhdu kjo agoni pafundesisht… Nese nuk i gjendet nje çare, si Sali Berishes, kete duhet lene te fundoset ne batakun qe e ka kriju. Le t’vetfundoset, jo ta fundose dikush tjeter. Sepse, kete po e pret…”, ka shkruar Kurti.