Mirena: Gjuha e Kurteshit ndaj gazetarëve nuk dallon nga gjuha e Albin Kurtit - NACIONALE

Mirena: Gjuha e Kurteshit ndaj gazetarëve nuk dallon nga gjuha e Albin Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena e ka dënuar gjuhen e sotme të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve.

Ai ka bërë një krahasim në mes të gjuhës së Kurteshit dhe Albin Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjuha e tyre nuk dallon.

“Kur e fiqiron pak me mire, nuk vren ndonje dallim mes gjuhes qe e perdore ne publik Albin Kurti dhe Sami Kurteshi. Te dyte perdorin gjuhe te njejte ndaj partive te tjera politike, gjuhe te njejte ndaj gazetareve dhe ndaj mediave. Te dyte perdorin gjuhe brutale, gjuhe qe vjell shpifje, linçime, kercenime. Gjuhe rrugaqesh. Prandaj, s’isha shoku fort me nje krijese si Sami Kurteshi. Sami mendje vobekti edhte veç nje rrogetar qe e imiton t’zotin e tij, Albin Kurtin…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme