Mirena e quan Kurtin anti-amerikan: Me kësi politikani armiqtë e Kosovës kushedi në çfarë monotonie ndodhen
Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena ka treguar se prej kur ka filluar anti-amerikanizimi i Kryeministrit, Albin Kurti, pasi sipas tij nuk është i sotëm.
Mirena në Facebook, ka shkruar se Kurti e ka nisur që moti anti-amerikanizimin.
“Anti amerikanizmi i Albin Kurtit nuk është i sotëm. Ai ka nise që moti. Ka nis prej kur KFOR-in dhe intervenimin e NATO-se e ka quajte një forme neokolonializmi, prej kur ka kundërshtuar secilën marrëveshje të Kosovës me perëndimin, prej kur tinejxherëve të Kosovës nepër bodrumet e Prishtinës ua kanë shpërlarë trurin me literature bolshevike e filma dokumentare të tipit “se si Amerika po bene puç kunder Hugo Chavezit”, deri te lëndimi fizik i Ambasadores Jackobson, kërcënimi me protesta kundër vizitës së Sekretarës Albright, kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi, edhe pse për të na bindur vinin në Kosovë zyrtarët më të lartë amerikane (mes tyre edhe Joe Biden, asokohe si zv/president i ShBA’së).” – ka shkruar Mirena.
Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ishte kundër Grnellit, Presidentit Trump, sabotimi i investimeve amerikane.
“Pastaj shkrime personale të panumërta ndër vite mbi ketë fryme anti-perëndimore, propaganda kundër Grenellit, Presidentit Trump, sabotimi i investimeve amerikane (kujtojeni së fundi projektin e gazit) e deri me sot me propagandën kundër emisarit Escobar, e plot e plot raste më të imëta të cilat tani nuk po më kujtohen… Pra, Kurti e ka një jetë të tërë politike kundër Amerikës. Me k’si politikani armiqtë e Kosovës kushedi n‘çfarë monotonie ndodhën…” – ka përfunduar ai.