Ministria e publikon çmimoren e derivateve, shtrenjtohet nafta për 4 centë - NACIONALE

Ministria e publikon çmimoren e derivateve, shtrenjtohet nafta për 4 centë

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), edhe sot e ka publikuar çmimoren e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të tyre në Facebook, thuhet se çmimi maksimal i lejuar për produktin e naftës është 1.76 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar për produktin e benzinës është 1.40 euro për litër.

I njëjti njoftim tregon se çmimi maksimal i lejuar për produktin gaz është 0.75 euro për litër.

Lajme të ngjashme