Ministrja Rizvanolli: Elektroseveri nuk respektoi afatet, po diskutojmë hapat e ardhshëm
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka mbajtur një konferencë për medie sa i përket subvencionimit të energjisë për qytetarët e Kosovës.
Rizvanolli i ka treguar mënyrat e subvencionimit dhe ato se si duhet të kursehet gjatë kësaj periudhe, kur Kosovën e pret një dimër i ftoftë.
Sidoqoftë, Rizvanolli ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen nëse do të ndahen mjete të tjera për qytetarët e veriut pas dështimit të marrëveshjes me "ElektroServer"-in serb.
“Ne kemi zotime ndërkombëtare ndaj MSE-së, për ta mbuluar kërkesën e energjisë elektrike që vjen brenda kufijve të Republikës së Kosovës, kudo qoftë ajo, dhe ne jemi zotuar që këtë deri në momentin kur skadon afati i marrëveshjes, jemi në një kohë kur realizimi i marrëveshjes nuk është bërë sipas afateve që kanë qenë. Sido që të jetë, ka përparim dhe me parterët evropianë dhe BE-në janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm’’, ka thënë Rizvanolli.
Marrëveshja me "Elektrosever"-in serb dështoi këtë të diel, pasi në 100-ditëshin e marrëveshjes kjo kompani nuk ka mbledhur asnjë pagesë nga qytetarët e veriut.
