Ministrja Nagavci thërret konferencë për media
Gjatë ditës së sotme Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci do të mbajë konferencë për medie.
Konferenca pritet të mbahet rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/23.
E në këtë konferencë Nagavci pritet të flasë edhe për grevën e SBASHK’ut.
“Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci mban konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023 dhe zhvillimet e përgjithshme në arsim. (Objekti i MAShTI)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit./Nacionale.com/