Ministrja Nagavci nuk sheh përgjegjësi të ministrisë për dhunimin e 11-vjeçares, u bën presion grevistëve - NACIONALE

Ministrja Nagavci nuk sheh përgjegjësi të ministrisë për dhunimin e 11-vjeçares, u bën presion grevistëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po mban një konferencë për medie me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor që i gjen punëtorët e arsimit në grevë.

Ajo u prononcua edhe për rastin e dhunimit seksual të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona. Vajza 11 vjeçare, por edhe tre nga pesë të dyshuarit për dhunim është dashur të jenë pjesë e sistemit tonë arsimor.

Megjithatë, znj. Nagavci nuk mori përgjegjësi për rastin por u shpreh se siguria e fëmijëve është “top-prioritet”.

“E dënoj fuqishëm aktin e dhunimit të 11 vjeçares. Vajzat dhe djemtë tanë kanë të drejtë që të rriten në ambiente të sigurta dhe ne duhet t’iu ofrojmë këtë siguri. Të gjitha palët duhet të japin përgjegjësi për këtë akt. Për ne si MAShT, për vitin e ri shkollor, siguria e fëmijëve është top prioritet,” – u shpreh znj. Nagavci.

Në lidhje me grevën e SBAShK-ut ajo deklaroi se ajo “nuk po mbahej në të gjitha institucionet” dhe se “kërkonte që të mos kishte grevë në arsim.

“Sa herë ka pasë nevojë ne jemi takuar me SBAShK-un, dhe kemi diskutuar të gjitha kërkesat e tyre. Por, respektimi i ligjit duhet të bëhet në përgjithësi e jo pjesërisht. Ju lus të gjithëve që ta lexoni ligjin pa ndikime,” – tha znj. Nagavci në lidhje me presionin qeveritar ndaj sindikalistëve.

Lajme të ngjashme