Ministrja Haxhiu s`i ndahet fushatës, merr pjesë në tubimin zgjedhor të VLEN-it në Berlin - NACIONALE

Ministrja Haxhiu s`i ndahet fushatës, merr pjesë në tubimin zgjedhor të VLEN-it në Berlin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri e Drejtësisë, Albulan Haxhiu, ka vazhduar të marrë pjesë aktive në fushën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ajo mbrëmë ka marrë pjese në një tubim zgjedhore të koalicionit VLEN, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Në një fotografinë e postuar nga Bekim Qoku, këshilltari i kryeministri Albin Kurti, shihet ministrja Haxhiu, kandidati për presidenti i këtij koalicioni, Arben Taravari, dhe krerët tjerë të koalicionit VLEN.

“Berlini vetëvendosi për VLEN!”, ka shkruar Qoku në profilin e tij në “Facebook”.

Ministrja Haxhiu edhe të mërkurën kur në Kosovë ishte ditë zie ajo ka marrë pjesë në një tubim tjetër zgjedhor në Maqedoni të Veriut.

Lajme të ngjashme