Ministrja Gërvalla nesër prezanton dy projekte që lidhen me diasporën
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se nesër prezentohen dy projekte të cilat lidhen me diasporën.
Kjo pritet të bëhet përmes një adresimi për media, në të cilën ministrja Donika Gërvalla, do jetë e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga divizioni për komunikim publik nga MPJD, konferenca është paraparë të mbahet të martën në ora 11.00.