Ministria në Gaza: Ka shkuar në të paktën 23 numri i të vdekurve nga dehidrimi e kequshqyerja
Numri i njerëzve që kanë vdekur nga dehidrimi dhe kequshqyerja në Gaza ka shkuar në të paktën 23, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë.
Televizioni CNN nuk mund ta konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e të vdekurve dhe shkaktarët e vdekjes për shkak të mungesës së qasjes për mediat ndërkombëtare në Gaza gjatë luftës.
Edhe tre fëmijë vdiqën të premten në spitalin “Al-Shifa” për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qidra.
Zyrtarë të organizatave të ndihmave dhe të institucioneve ndërkombëtare me javë kanë paralajmëruar se palestinezët e zhvendosur po ballafaqohen me vështirësi për t’i ushqyer fëmijët e tyre, përderisa Izraeli po e kufizon në masë të ashpër shpërndarjen e ndihmave. Kombet e Bashkuara thonë se qindra mijëra njerëz janë buzë vdekjes nga uria.