Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të ndërmerren veprime ndaj personave që dogjen veturën e drejtorit të NAB të ShSKUK-së - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të ndërmerren veprime ndaj personave që dogjen veturën e drejtorit të NAB të ShSKUK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftoi sot se iu është djegur vetura drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Ngjarja ka ndodhur derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së ku edhe ishte duke raportuar Vitija, sipas ShSKUK-së.

Ministria e Shëndetësisë, në një reagim në Facebook, ka thënë se pranon me shqetësim njoftimin se në ambientet e Shërbimit Spitalor.

Në këtë reagim iu është bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t'i nxjerrin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme