Ministri rus i Mbrojtjes arrin në Stamboll për marrëveshjen për drithërat
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, u pa në televizion duke arritur të premten në Stamboll, ku Rusia dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë më vonë një marrëveshje për lehtësimin e eksportit të drithërave.
Shoigu gjithashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun turk, Hulusi Akar, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Rusia i ka bllokuar portet e rëndësishme ukrainase në Detin e Zi. Sidoqoftë, Moska nuk e pranon fajin dhe e akuzon Ukrainën për vendosjen e minave në ujë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka paralajmëruar se dështimi për t’i hapur portet e Ukrainës do të rezultonte në uri masive.