Ministri Rakiq sfidon institucionet: Radojçiq ishte aty kur u vendosën barrikadat
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ka sfiduar publikisht institucionet e Kosovës. Ai ka përsëritur se i kërkuari Milan Radojiçiq ishte prezent kur u vendosën barrikadat.
“Z. Radoiçiq ka autoritetin më të madh të padiskutueshëm për serbët në këtë zonë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit. Ky është rezultat i punës dhe rezultateve të tij serioze politike, ndër të cilat më i rëndësishmi është uniteti i popullit serb, veçanërisht në kuptimin politik, i cili u krijua për herë të parë që nga konflikti i vitit 1999”, tha Rakiq.
“Mundësia e konfliktit dhe lufta e mundshme përmendet nga ata që bënë gjithçka për ta përkeqësuar situatën dhe ne në Listën Serbe gjithmonë kemi bërë apel për paqe”, u shpreh më tutje ai.