Ministri Murati publikon linkun: Këtu mund të heqin dorë nga 100 euro ata që nuk duan t’i marrin - NACIONALE

Ministri Murati publikon linkun: Këtu mund të heqin dorë nga 100 euro ata që nuk duan t’i marrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një link në rrjete sociale.

Ai ka thënë se me 2 minuta aplikim, ata që nuk duan t’i marrin 100 eurot, mund të heqin dorë.

Murati ka tentuar të ironizojë pak me analistë e deputetë të opozitës.

Postimi:

Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.

Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.

Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

https://see.rks-gov.net

Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë .

Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular.

Lajme të ngjashme