Ministri Mehaj krenar me ushtarët e FSK-së që u ngjitën në majën më të lartë Mont Blanc
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se është krenar me disa nga ushtarët e FSK-së, të cilët kanë arritur majën më të lartë, Mont Blanc.
Sipas Mehajt ky është sukses i madh i djemve të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizmin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë krenar edhe me këtë sukses.
“Ushtarakët tanë përveç majave të suksesit në operacione arrijnë edhe majën më të lartë, Mont Blanc-un e famshëm.
Pas disa ditë ecje tejët sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4810 m.
Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Krenar me ju djema!
Forca për sfidat e sukseset e radhës!”, ka shkruar Mehaj