Ministri Maqedonci nuk pranon të komentojë publikisht për tenderin e ushqimit që u synua të bëhet sekret
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po raporton në Komisionin për Siguri.
Maqedonci nuk ka pranuar të komentojë në mbledhje të hapur lidhur me tenderin për ushqim.
“Kurse për pyetjetn rreth ushqimit, nuk ka pas nënshkrim kontrate, për çështjen e një vendimi unë e vlerësoj që do të jetë takim me dyer të mbyllura sepse janë kufizime me ligjin për informacion të klasifikuar”, tha Maqedonci.
“Ndërsa vendimet si merret për ta klasifikuar një kontratë, për atë kemi një komision që e bën vlëerësimin”, tha ai.
“Sa i përket ushqimit, jam në pritje të një raporti përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e kontratës, nuk mund ta paragjykoj rezultatin. Ndërsa në këtë fazë tranzitore, furnizimi po bëhet nga kompani që kanë kontratë me autoritetin qendror të prokurimit, jo nga Menza dhe Burgjet, por nga autoriteti që furnizon Menzn dhe Burgjet. Kurse mbështetjen e kemi pasur e kemi pasur nga personelë që shërbejnë në menzën e studenteëve dhe shërbimin korrektues në mënyrë që të zbusim rrezikun. Ende s’kemi vendosur sistem vetëqëndrueshmërie...gjatë kësaj faze tranzitore kështu, por ideja që me zbut rrezikun”, tha Maqedonci.