Ministri Krasniqi takon ambasadorin francez, flasin për punën e kryetarëve të rinjë - NACIONALE

Ministri Krasniqi takon ambasadorin francez, flasin për punën e kryetarëve të rinjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovës, Olivier Guérot.

Në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend dhe për kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Me ambasadorin e Francës, z. Olivier Guérot, diskutuam për bashkëpunimin e mirë në mes dy shteteve tona si dhe situatën aktuale politike në vend. Ambasadorin z. Guérot e njoftova për zhvillimet e fundit duke theksuar mbështetjen e ministrisë për përmbushjen e obligimeve ligjore dhe kushtetuese të Kryetarëve në mënyrë që të mundësohet zhvillimi lokal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët në Komunat të cilat tashmë udhëhiqen nga Kryetarët e rinj.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, sot është bërë dita e tretë që serbët po protestojnë në veri të vendit për të kundërshtuar kryetarët e rinjë shqiptarë.

Lajme të ngjashme