Sulmohen sërish mediat në veri: Momenti kur njëri nga gazetarët goditet fizikisht në bark
Janë sulmuar sërish fizikisht gazetarët në veri.
Përderisa po tentonin ta xhironin momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë, disa serbë të bandave kriminale, i kanë kërcënuar.
Në një moment, njëri nga të dyshuarit e godet në bark gazetarin e RTV21, Burim Zariqi.
Për këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarisë së Kosovës.