Ministri Krasniqi takohet me Zëvëndësministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit
Ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjindet në Izrael ku ka zhvilluar disa takime atje.
Përmes një ststusi në Facebook, Krasniqi bërti të ditur se u takua me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Idan Roll, ku diskutuan rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
Po ashtu u takua me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Divizionit për Euro-Azi, Simona Halperin, ku diskutuan për prioritetet e dy qeverive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, transmeton IndeksOnline
Takim zhvilloj edhe me me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Agjencionit të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Einat Shlain, ku biseduan për temat të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal.
Postimi i plotë: