Ministri i Shëndetësisë flet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në Austri - NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë flet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në Austri

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Eurodeputetët austriakë, Lukas Mandi dhe Andreas Schieder, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Austro-Kosovë, janë takuar në Vjenë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai u largua pak nga ministria që përfaqëson gjatë këtij diskutimi dhe foli për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë konferencë u shqyrtua edhe potenciali i zgjerimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, siç kishte paralajmëruar edhe Ministria e Shëndetësisë.

“Për këto çështje, ministri Latifi, kërkoi nga eurodeputetët, Mandi dhe Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ministrit në Facebook.

Ministri Latifi vuri në dukje se mungesa e liberalizimit të vizave po krijon probleme të mëdha me ndarjen e njohurive dhe edukimin e profesionistëve mjekësorë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

“Ndërkaq, eurodeputetët austriakë, z. Lukas Mandi dhe z. Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Kurse, përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, thanë se ata çdo herë do të jenë në mbështetje të ministrit Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme