Gjyqi në Hagë, Latifi: Trupi gjykues me veprime të caktuara po e zvarritë procesin – mund të jetë strategji
Në vërejtjet lidhur me gjykimin që përfshin ish-presidentin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale, analisti Blerim Latifi vlerësoi se prokuroria mund të jetë duke përdorur taktika për të zgjatur procedurën.
“Trupi gjykues sipas ligjit dhe parimit të drejtësisë duhet të jetë palë neutrale, shpesh-herë me gjeste të caktuara dhe veprime të caktuara, dmth duke marrë më shumë kohë sesa vetë koha të cilën e ka në dispozicion pala mbrojtëse, faktikisht është duke e devijuar apo deformuar procesin. Pastaj zvarritja e kemi pa edhe me dëshmitarë të cilët nuk thonë asgjë, 7-8 dëshmitarë që e thonë të njëjtën gjë ajo në drejtësinë racionale dhe një drejtësi që synon me arritë deri tek e vërteta duhet shmanget diçka e tillë”, tha ai.
Sipas tij, "janë në fuksnion të një strategjie të mirëmenduar të prokurorisë për me zvarritë procesin".
“Krejt këto janë në fuksnion të një strategjie të mirëmenduar, po supozoj tash, të prokurorisë për me zvarritë procesin. Me kriju një proces të pafund, i cili në fund edhe nëse rezulton me pafajësinë e të akuzuarve që unë besoj që do të rezultoj në fund me pafajësinë e tyre sepse është një aktakuzë e ngritur mbi shpifje e gjëra ta paqëndrueshme, megjithatë mbetet padrejtësi e madhe se ti i ke dënu ata njerëz po supozoj 10 vjet brenda grilave”, tha Latifi në Pressing.