Ministri i Mbrojtjes: Vendosja e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën paraqet rrezik, FSK-ja e gatshme - NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes: Vendosja e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën paraqet rrezik, FSK-ja e gatshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencë për media për fundvit, ka thënë se vendosja e xhandarmërisë serbe në kufirini me Kosovën, paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Ai ka thënë se janë në koordinim me KFOR-in për qasjen e Serbisë teksa ka shtuar se po ndërtojnë kapacitetet e FSK-së.

Ajo që mund te them është se FSK-ja ka të gjitha elementet për mbrojtjen e vendit dhe si sovranitetit. Vendosja e xhandarmerisë serbe në kufi, vet prezenca e tri brigadave paraqet kërcenim për vendin tonë dhe është pasojë e bazamentit të rrezikshmërisë, duke nisur nga Kushtetuta e saj që Kosovën e njeh si pjesë e shtetit të saj. Ne jemi në koordinimin me KFOR-in për zbutje e situatës nga kjo qasje, por jemi duke ndërtuar edhe kapacitetet tona” – ka thënë ai sipas EO.

Lajme të ngjashme