Ministri i Mbrojtjes i Serbisë për "situatën në Kosovë": Vuçiqi i dha urdhër ushtrisë serbe "që të jetë në gatishmëri" - NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë për "situatën në Kosovë": Vuçiqi i dha urdhër ushtrisë serbe "që të jetë në gatishmëri"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ushtria serbe është në gjendje gatishmërie pas situatës në veri lidhur me fillimin e vendimit për targat.

Vuçeviqi ka thënë për Televizioni Happy se urdhri për gatishmëri u lëshua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Republikës, si Komandant Suprem, i dha urdhër ushtrisë serbe që të jetë në gatishmëri, për ta ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake në atë nivel që të mund t'i përgjigjet çdo detyre. Serbia është një vend serioz, ajo e merr përgjegjësinë për të gjitha problemet e mundshme. Sot në mëngjes i kanë dhënë paralajmërimin e parë një serbeje për targa.

Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë të Komandantit të Përgjithshëm. Tani askush nuk është në luftë”- ka thënë ai.

"Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se jemi të dobët, se mund të na ngacmojnë dhe të poshtërojnë"- ka thënë tutje ministri serb.

Kujtojmë se nga 1 nëntori ka filluar zbatimi i vendimit të ri për targat ilegale, i cili përfshin tri faza: qortimin për 21 ditë, gjobat dhe targat provuese deri më 21 prill, kur përfundon afati për targat ilegale.

Lajme të ngjashme