Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin, Kurtin e Maqedoncin
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Në ora 11:00, ministri gjerman pritet në takim nga presidentja Osmani ndërsa me Kurtin takimi fillon në ora 12:30.
Përveç tyre, Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius do të takohet edhe me Ministrin i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30”, thuhet në njoftim.
“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet tutje në njoftim.