Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Igballe Huduti rrezik për sigurinë kombëtare, sipas informacioneve të intelegjencës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 15-vjeçare ndaj Ikballe Huduti Berisha është marrë mbi bazën e informacioneve të shërbimeve të inteligjencës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Lamallari theksoi se Igballe Huduti Berisha përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Ai shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit disponon të dhëna edhe për persona të tjerë që konsiderohen potencialisht të rrezikshëm për vendin.
“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në në vendimmarje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi”, ka thënë ai.