Ministri gjerman i Mbrojtjes në konferecë me Osmanin: Bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes - NACIONALE

Ministri gjerman i Mbrojtjes në konferecë me Osmanin: Bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë më ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë mbajtur konferencë për medie pas përfundimit të takimit.

Osmani ka falënderuar Gjermaninë për kontributin e tyre teksa është shprehur se pret përkrahje nga ky shtet edhe për proceset e tjera të Kosovës.

Kosova është 100 për qind e përaferuar me qëndrimet e shteteve evropiane.” – ka thënë ajo.

Në anën tjetër ministri gjerman, ka thënë de-eskalimi i situatës është kërkesa e ditës.

Më tej, ai ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes.

Kërkesa e ditës është de eskalimi, edhe kancelari gjermani ka thënë se e ardhmja e BP është në Evropë por kjo parasheh si kusht dialogun dhe askush nuk duhet të ketë një interes në cenimin e situtatës.

Bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes. Edhe Kosova duhet të kontribuoj në shtensionimin e situatës.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe për KFOR-in, ku ka thënë se do të ketë trupa shtesë në pranverë.

Gjermania pas SHBA-së është një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës.

KFOR-i mbetet si grantues për stabilitet dhe siguri dhe do të mbetet edhe më tej këtu në Kosovë. Stabiliteti i Kosovës është i një rëndësi edhe për neve. Ne e dimë se stabiliteti ose jostabliteti në Ballkan ka ndikuar dhe ka pasur një rol në Evropë."

Në kuadër të NATO-së do të ofrojmë një kompani shtesë që do të vijë në pranverë dhe që është e gatshme për veprim.” – ka thënë ministri gjerman i mbrojtjes.

Do t’ju mbështesim edhe më tej në këtë drejtim” – ka thënë ai për punën e njohjeve të Kosovës.

Lajme të ngjashme