Ministri Çeku: I heq kapelën ministrit Murati - përgjigja dinjitoze ndaj kamikazit politik - NACIONALE

Ministri Çeku: I heq kapelën ministrit Murati - përgjigja dinjitoze ndaj kamikazit politik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka vlerësuar Hekuran Muratin, ministrin e Financave, për “sjelljen dinjitoze” gjatë "sulmit" me miell.

Buzëqeshja e Muratit, sipas një shkrimi në Facebook nga Çeku, përfaqëson integritetin e tij moral dhe profesional.

Kjo buzëqeshje, sipas tij, është përgjigja dinjitoze e palës ndaj kamikazit politik.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik. Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku në Facebook.

Postimi:

Lajme të ngjashme