Ministri Aliu takohet me ambasadorin amerikan për strategjitë kundër ngrohjes globale - NACIONALE

Ministri Aliu takohet me ambasadorin amerikan për strategjitë kundër ngrohjes globale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, është takuar me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë, në këtë takim është folur për strategjinë e parandalimit të ngrohjes globale.

“Ambasadori Hovenier: Diskutim i shkëlqyeshëm sot me Ministrin Liburn Aliu. Përgëzimë Qeverisë së Kosovës në angazhimin e tyre në në zotimin e përbashkët global të metanit. Ky zotim shihet si strategjia e ‘vetme më efektive’ për të parandaluar ngrohjen globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajme të ngjashme