Milazim Krasniqi mbron djalin e tij, kritikët e Memli Krasniqit i quan horra
Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar rreth kritikave që po u bëhet partive opozitare.
Ai i ka cilësuar “horra” personat që qëndrimin ndaj qeverisë e shprehin duke e fyer opozitën.
Madje, ata i ka krahasuar me personat që gjatë viteve 90-ta, të cilat sipas babait të liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, tentonin të shkatërronin lëvizjen shqiptare për pavarësi.