Mihali mendon njëjtë si Haxhiu, e akuzon Serbinë që po iu ofron mbrojtje kriminelëve nga Kosova
Sot gjatë ditës, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, përmes një shkrimi, pretendoi se Serbia është duke cytur, organizuar dhe lehtësuar arratisjen e të dënuarve në Kosovë.
Me këtë mendim është pajtuar edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV.
Ajo ka shpërndarë shkrimin e Haxhiut dhe ka zgjedhur të komentoj shkurtimisht krejt këto pretendime të shefes së MD-së.
"Serbia është vend që i ofron mbrojtje nga ndjekja penale aty që janë të kërkuar e dënuar për kriminalitet në Kosovë" - ka shkruar ajo.