Miftaraj: Kurtit dhe Nagavcit do t'i mbetet njollë se si nuk kanë 30 minuta kohë për të takuar SBAShK-un - NACIONALE

Miftaraj: Kurtit dhe Nagavcit do t'i mbetet njollë se si nuk kanë 30 minuta kohë për të takuar SBAShK-un

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë e ka ardhur koha që të fillohet mësimi dhe se Qeveria Kurti duhet të reflektojë për dialog me sindikatat.

Miftaraj ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci do t’i mbetet njollë që nuk po gjejnë kohë për një takim 30 minutësh me sidikatata.

Nëse nuk fillon nesër mësimi, të hënën secili prind duhet te marr femijet dhe ti dergoj ne shkolle, deri sa te fillon mesimi.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i z. Miftaraj:

Mbase ka ardhur koha për një kampanjë @nxënësit në shkolla jo sot, jo nesër por dje.

Durimi duhet të ketë kufi!

Sindikata nuk mundet të vazhdoj ti përdor nxënësit si dëm kolateral.

Qeverisë, Kryeministrit Kurti dhe Ministres Nagavci do ti mbetet njollë se si nuk kane 30 minuta kohë për të takuar sindikatën, dhe se intatet e tyre me sindikatën nuk i bën të reflektojnë as për një takim me sindikatën, edhe kur cenohet interesi më i mirë i fëmijeve.

Nëse nuk fillon nesër mësimi, të hënën secili prind duhet te marr femijet dhe ti dergoj ne shkolle, deri sa te fillon mesimi.

Lajme të ngjashme