E fituan lojën në minutat shtesë, lojtarët e Romës falenderojnë tifozët e Udineses, ja pse?
Ndonëse e fituan ndeshjen në minutat shtesë, lojtarët e Romës nuk harruan t'i falenderojnë tifozët e Udineses, për të kujtuar se si reaguan ata për gjendjen shëndetësore të Evan N'dickas më 14 prill, kur ky i fundit pësoi sulm kardiak.
Roma mundi Udinesen 2:1 të enjten në një ndeshje të planifikuar nga java e 32-të, e cila ishte ndërprerë në minutën e 72-të pas rrëzimit të Ndickës në fushë.
Të dy skuadrat u takuan përsëri të enjten për të luajtur 18 minutat e mbetura plus shtesën dhe Roma përfundimisht siguroi një fitore 2:1 falë një goli të vonshëm të Bryan Cristante. Verdhekuqtë festuan me tifozët e tyre dhe treguan mirënjohje për mbështetësit e Udineses pas fishkëllimës së fundit.
Siç raportohet nga Il Corriere dello Sport, lojtarët e Romës kaluan nën Ultrasit e Udineses, duke dhënë një duartrokitje për tifozët vendas, duke kujtuar sjelljen e tyre pas rrëzimit të Ndicka.
E gjithë turma, në fakt, heshti sapo mjeku i Romës hyri në fushë për të marrë pulsin e mbrojtësit, nga frika se kolapsi i tij ishte për shkak të një sulmi kardiak.
Kontrollet e mëvonshme të bëra nga reprezentuesi i Bregut të Fildishtë përjashtuan problemet me zemrën dhe 24-vjeçari së fundmi mori dritën jeshile për t'u rikthyer në futboll.