Miftaraj jep detaje pasi u arrestua mërgimtari që kanosi deputeten e PDK-së: I tha se “do ta masakrojë” - NACIONALE

Miftaraj jep detaje pasi u arrestua mërgimtari që kanosi deputeten e PDK-së: I tha se “do ta masakrojë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi ka deklaruar se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj mërgimtari për kanosjen e një deputete, rast për të cilin Nacionale raportoi më herët.

Miftaraj ka deklaruar se i akuzuari, dyshohet që i ka thënë deputetes se posa të vijë në Prishtinë “do ta masakrojë”.

“Morali: Ne vend se mergimtari te shkoj ne shtepine e tij tek familjaret, ai drejte e ne paraburgim. Lehte eshte prej Amerike, Gjermanie, Zvicre, Skandinavie me sha, ofendu e kercenu. Por vjen momenti qe e paguan gabimin dhe shkon drejte e ne fllad.” – ka shkruar tutje ai.

Ndërkohë, Naconale mësoi se i dyshuari me inicialet A.B është arrestuar duke hyrë në Kosovë.

“Policia ka arrestuar personin me iniciale A.B, i cili dyshohet se kishte kërcënuar deputeten e PDK-së. I dyshuari jeton jashtë vendit dhe është arrestuar mbrëmë duke hyrë në Kosovë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.” ka thënë ky burim.

Në lidhje me kërcënimet që kishte marrë, deputetja e PDK-së kishte thënë se kjo ndodhi për shkak se iu ishte keqinterpretuar një deklaratë nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?

Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schëarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.” – kishte shkruar ajo.

Lajme të ngjashme