Policia e Kosovës arreston një mërgimtar që kishte kërcënuar deputeten Musliu-Shoshi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që kishte kërcënuar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, pas një deklarate të saj.
Naconale mëson se i dyshuari me inicialet A.B është arrestuar duke hyrë në Kosovë.
“Policia ka arrestuar personin me iniciale A.B, i cili dyshohet se kishte kërcënuar deputeten e PDK-së. I dyshuari jeton jashtë vendit dhe është arrestuar mbrëmë duke hyrë në Kosovë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.” – ka thënë ky burim.
Në lidhje me kërcënimet që kishte marrë, deputetja e PDK-së kishte thënë se kjo ndodhi për shkak se iu ishte keqinterpretuar një deklaratë nga kryediplomatja Donika Gërvalla.
“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?
Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schëarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.” – kishte shkruar ajo.