Miftaraj i “lutet” Kurtit për rrymë: O Albin “baba”, ndaj pak mëshirë nga mirësitë e tuaja të pakufishme - NACIONALE

Miftaraj i “lutet” Kurtit për rrymë: O Albin “baba”, ndaj pak mëshirë nga mirësitë e tuaja të pakufishme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka shkruar një status, që në fakt është një ironi drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Duke ironizuar me deputetin e VV-së, Artan Abrashi, i cili e quajti Kurtin "BABAdimër" pas ndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, Miftaraj e ka “lutur” në mënyrë sarkastike kryeministrin Kurti.

Miftaraj ka treguar se nuk ka rrymë, andaj është “lutur” për “pak mëshirë” nga Kurti.

“O Albin "Baba" me mirësjelljë kërkojmë që nga çanta e babadimrit të na "dhurosh" pak energji elektrike.

Dimër, shi, ftohtë, plus pa rrymë! Ndaj pak mëshirë nga mirësitë tuaja të pakufishme” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme