Meta: Shqipëria, një vend me statistikat më të errëta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po mban një takim me anëtarët e degës së kryeqytetit.
Ai diskutoi disa çështje me përfaqësues të partisë që drejton, teksa prej temave kryesore ishte edhe shpopullimi.
Tutje ai ftoi autoritetet të bëjnë atë që bëjnë vendet e rajonit, për të ndaluar errësimin e statistikave.
"Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publike“, tha ndër të tjerash Meta.