Mërgimtarit në Kaçanik i vidhen stoli ari në vlerë prej 39 mijë euro
Një mërgimtari nga Amerika para dy ditësh i janë vjedhur stoli ari e gjesende të tjera në vlerë prej 39 mijë eurove.
Këtë e ka bërë të ditur për Nacionale, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli i cili ka thënë se sipas ankuesit, sendet e vjedhura janë një pistoletë, stoli aro, ora dore, ndonëse sipas ankuesit, vlera e përgjithshme sipas ankuesit është rreth 39 mijë euro.
Veseli tutje ka thënë se policia i ka marr veprimet e nevojshme ka dal në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçyr edhe hetuesit rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet.
“Me datën 10.12.2022 rreth orës 22:40, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i vjedhjes së rëndë. Policia i ka marr veprimet e nevojshme ka dal në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyqyr edhe hetuesit rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Sipas ankuesit janë: një pistoletë, stoli aro, ora dore në vlerë, vlera e përgjithshme sipas ankuesit është rreth 39 mij euro”, ka thënë Veseli për Nacionale.