Mërgim Lushtaku: Pasi të vijnë hetuesit nga Prishtina, babai shkon në stacion për intervistim
Mergim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka treguar se babai i tij ende nuk është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Në një prononcim për media, ai ka bërë me dije se janë në pritje te hetuesve nga Prishtinë.
Ai ka treguar se sapo të vijnë ata në Skenderaj edhe kryetari i Skenderajt do të shkojë në stacion policor.
“Jo nuk është brenda dhe nuk do të futet derisa të vijë njësia nga Prishtina për çështjen e intervisitimit dhe sigurisht pasi të vijnë, ai do të shkojë të japë intervistën dhe të tregojë të vërtetën”, ka thënë Lushtaku.